AI Ride - udhëtime të zgjuara
Rezervo taksi falas. Zero tarifa shërbimi për ty, zero komision për shoferët.
- App StoreSë shpejti
- Google PlaySë shpejti
Si funksionon
Kërko një taksi
Zgjidh pikën e nisjes dhe destinacionin. Para se të kërkosh, sheh një çmim të përafërt sipas tarifës zyrtare.
Vjen shoferi më i afërt
Kërkesa shkon te shoferi më i afërt sipas kohës reale të udhëtimit në rrugë, jo sipas vijës së drejtë. Taksinë e ndjek në hartë.
Paguaj me para në dorë
Në fund paguan çmimin zyrtar të taksimetrit, me para në dorë. Shoferi të jep faturën e taksimetrit.
Për shoferët
Zero komision. Çmimi i taksimetrit është i gjithi yti.
Merr kërkesa nga pasagjerët pranë teje, brenda bashkisë që të ka licencuar. Regjistrimi bëhet në zyrë, me licencën e taksisë, dëshminë e taksistit dhe dokumentet e automjetit.
Na shkruaj në info@airide.app.